Sukses në 10 hapa - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Sukses në 10 hapa PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: Afrim Iljazi
Viti: 2008
PDF:
uspeh-vo-10-cekori-2008.pdf

Успех во 10 чекориProblemet e personave me handikap (PH) janë pranuar si prioritare në gjithë botën veçanërisht pas miratimit të Rregullave standarde të KB për barazimin e mundësive të PH në vitin 1993 dhe me Konventën e KB për të drejtat e personave me handikap, të miratuar më 13 dhjetor 2006 dhe të nënshkruar nga Maqedonia më 30 mars, 2007.

Vetëdija e ngritur publike, për handikapin si çështje që është pjesë e të drejtave të njeriut, flet për ndryshimin nga modeli mjekësor drejt atij social. Handikapi tashmë nuk llogaritet si çështje mjekësore që duhet të trajtohet vetëm nga ekspertë nga fusha e mjekësisë dhe përmes strategjive sociale, por llogaritet për çështje që është pjesë e të drejtave të njeriut, që do të trajtohet përmes shfrytëzimit të masave pozitive dhe strategjive inkluzive.

Ky ndryshim i paradigmës tregon se ndryshimi i përgjegjësisë lidhur me handikapin si përgjegjësi individuale e ndryshimit sipas cilit personi duhet të trajtohet dhe mjekohet nga ana e specialistëve nga fusha e mjekësisë drejt asaj të bëhet përgjegjësi sociale; individi nuk është i handikapuar, por shoqëria është ajo që krijon handikap dhe në mënyrë adekuate ndaj asaj ky qëndrim duhet të ndryshojë. Qëllimi i modelit social është të largohen barrierat sociale dhe barrierat të cilat janë pjesë e mjedisit me qëllim që t’u mundësohet personave me handikap të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe t’i gëzojnë të drejtat e njëjta si dhe të gjithë qytetarët tjerë. Ky ndryshim i paradigmës i thekson faktorët fizik, shoqëror, social si dhe sjelljen e mjedisit, të cilët ndikojnë mbi personat me handikap.

PH në Maqedoni edhe më shumë llogariten për lëndë të dhembshurisë se sa si persona me të drejta të njeriut si dhe të tjerët. Autoritetet lokale nuk arritën t’i marrin parasysh të drejtat e LH gjatë planifikimit, miratimit të vendimeve ose distribuimin e resurseve. Në kombinim, këto faktorë shpijnë drejt anashkalimit të drejtave dhe përkohësisht drejt shkyçjes së hapur të një pjese të popullatës nga shoqëria. Shumica e ndërtesave publike akoma janë pa qasje, ndërsa institucionalizimi që realizohet në kushte johumane akoma praktikohet.

Duke marrë parasysh faktin që PH shpesh janë pjesë e grupeve të caktuara në nevojë në shoqëri, projektet zhvillimore duhet të planifikohen dhe të realizohen në atë mënyrë që d ta marrin parasysh çështjen e handikapit.

Vlera e njëjtë e të gjithë qenieve njerëzore është parim fundamental gjatë krijimit të shoqërisë sonë. Të gjithë njerëzit posedojnë njohuri dhe përvoja të cilat janë të rëndësishme për shoqërinë. Sipas kësaj, shoqëria duhet të krijohet në atë mënyrë që do t’u mundësojë të gjithëve që njëlloj ta japin kontributin e tyre në zhvillimin e tij dhe të kënaqen në pjesëmarrjen e plotë në jetën shoqërore.

Nuk ka nevojë që të theksohet se PH nuk guxojnë të shkyçen nga ai proces. PH janë qytetarë të cilët i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë si dhe të gjithë qytetarët tjerë.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Hulumtime