Historia jonë Shtyp

monografijaVendosja dhe zhvillimi i MCMS, i ndoqi ndryshimet në Maqedoni në këtë periudhë tranzicioni.

Rrëfimi për themelimin dhe zhvillimin e MCMS është frymëzuese dhe që lë përshtypje. MCMS është themeluar në vitin 1993, si potat i iniciativave vendore të mbështetura nga Ndihma Ndërkishtare Holandeze (HMP) dhe agjencive lidhur me Këshillin Botëror të Kishave (SSC). Themelimi pësoi si përgjigje ndaj problemeve që i solli shpërbërja e Jugosllavisë dhe ishte shenjë e solidarizimit në përpjekjet për zgjidhje paqësore të problemeve, avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit mes të gjithë njerëzve që jetojnë në Maqedoni dhe promovimin e zgjidhjeve paqësore dhe të drejta ndaj dallimeve ekzistuese në rajon, me shpresë se kjo është e mundshme.

MCMS u zhvillua si organizatë e pavarur, qytetare, jofitimprurëse, e cila është e gatshme të ballafaqohet me sfidat dhe të krijojë modele ose alternativa për zgjidhjen e problemeve. Rezultatet e arritura në këto pesëmbëdhjetë vite të kaluara gjithsesi janë sukses. Sukses i cili do të dëshmohet me mirënjohje të shumta. MCMS është shembull në Maqedoni dhe në Evropën Lindore.

Në periudhën e themelimit, MCMS realizoi më shumë se 1.300 projekte, në rreth 60 programe, me shumë mbi 45 milionë euro, në sektorët e furnizimit me ujë dhe sanimit, zhvillimit rural, shëndetësia dhe arsimi, punësimi dhe shoqëria civile dhe demokratizimi, besimi, ndihma urgjente dhe aktivitete në Ballkan.

MCMS e mbështeti zhvillimin e bashkësive rurale, para së gjithash mes forcimit të kapaciteteve të tyre për zgjidhjen e problemeve të tyre. Rezultat i kësaj është se në mbi 250 fshatra u sigurua uji i pijshëm. Karbinci, Dollneni, Nagoriçani i Vjetër, Saraji dhe të tjera janë liderë mes komunave rurale, duke iu falënderuar edhe mbështetjes disa vjeçare të MCMS.

Në fillim nëpërmjet aktiviteteve në shëndetësi, e më vonë edhe në arsim fokusi para së gjithash ishte në forcimin dhe inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara (gratë, romët, personat me handikap) në rrjedhat kryesore në shoqëri. Këtu arritja më e madhe ishte vendosja e modelit për përmirësimin e arsimimit të romëve të rinj.

Zhvillimi i këtyre programeve evoluoi në trajtimin e çështjeve të margjinalizimit dhe diskriminimit, duke i përfshirë edhe në nivel më të lartë të legjislacionit dhe në Kuvendin e Maqedonisë, nëpërmjet lobi grupit si Lobi Grupi i Grave të Maqedonisë; LGNPP për personat me handikap dhe Lobi Grupi i Romëve.

Pas përvojave fillestare me zhvillim të bazuar në huazime, MCMS në vitin 1998 e themeloi Fondacionin  Zhvillimor Maqedonas për Ndërmarrje (MRFP), i fokusuar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet qasjes deri te shërbimet financiare dhe jofinanciare. MRFP ka spektër të gjerë të shërbimeve jofinanciare për shfrytëzuesit e vet.

Në kohën e konflikteve në Kosovë (1999) dhe në Maqedoni (2001) MCMS e mori rolin e “thyesit të akullit dhe plotësimi i hendekut” (Mokoro, 2002) dhe e mbështeti mobilizimin e madh të shoqërisë civile në përgjigjen humanitare ndaj krizës. Kjo periudhë e orientoi MCMS edhe drejt aktiviteteve post-konflikti dhe ndërtimin e besimit, si dhe aktivitete jashtë Maqedonisë. MCMS filloi aktivitete të drejtpërdrejta në ndërtimin e besimit mes bashkësive dhe grupeve të ndryshme (bashkësi etnike dhe religjioze, pastaj mediat, ish luftëtarët etj.). Me aktivitetet në Kosovë nga viti 1999 e më tej, MCMS tregoi “origjinalitet të shembullit të vet pozitiv për bashkëpunim të mundshëm të njerëzve me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare në kontekstin ballkanik” (ACT, 2002). Kulmi i bashkëpunimit rajonal u arrit me Rrjetin Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.
Baza e të gjitha aktiviteteve të MCMS është zhvillim i shoqërisë civile dhe qytetarizimi aktiv. MCMS filloi me zhvillimin e kapaciteteve të aktivistëve (mbi 2000 të trajnuar) dhe organizatave (më shumë se 200 të mbështetura), nëpërmjet mbështetjes së zhvillimit të organizatave strategjike, deri te hulumtimet dhe mbështetja e zhvillimit institucional të shoqërisë civile. MCMS kontribuoi rreth kornizave të reja juridike për shoqërinë civile, si dhe për miratimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil 2007-2011. Këtu kulmi është Panairi i OJQ-ve dhe themelimi i Platformës Qytetare të Maqedonisë në vitin 2004.

MCMS është anëtare e KB ECOSOC, ACT dhe CIVIKUS, si dhe të rrjeteve dhe platformave të lartpërmendura.

MCMS njihet edhe nëpërmjet parullave të cilat i identifikonin aktivitetet nga fallimi “Ndihmë për vetëndihmë” mes “Krejt është kur ka gjithçka” (Celo e koga ima se), “Mirëpo” dhe “Mos më firomo” (Dont’t You FYROM Me) deri te “Unë jetoj këtu” dhe “Njëri afër tjetrit”.

MCMS nga “organizata akoma e re MCMS luajti rol pionier në shoqërinë maqedonase të shpejtë që ndryshon” dhe “MCMS duhet të luajë rolin e facilitatorit” (MDF, 1997) nëpërmjet “MCMS, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë, realizon ndikim pozitiv në nivel të individëve, të bashkësive dhe të shoqërisë, pasi që vendosh shembuj dhe modele të cilat ndikojnë mbi aktorët tjerë të shoqërisë” (FAKT, 2000), u bë një nga organizatat udhëheqëse qytetare në Maqedoni dhe Ballkan.

Suksesi i MCMS është i bazuar në vlera. MCMS është platformë origjinale për dialog dhe bashkëpunim të grupeve të ndryshme me interes në Maqedoni, të cilat në MCMS e gjejnë hapësirë e tyre. MCMS është vend ku mund të gjenden “vlerat, siç janë toleranca, llojllojshmëria, aksioni vullnetar, bashkëpunimi dhe paqja” (Intrak, 2002).
MCMS është fitues i Çmimit për shoqëri civile dhe demokraci të SHBA dhe UE në vitin 1998, fitues i Mesazhi i Nëna Terezë në vitin 2004, si dhe të shumë mirënjohjeve të tjera komunale dhe lokale.


Te nderlidhura: