Bashkëpunim me komunat për përmirësimin e punësimit të grave Shtyp
E premte, 25 janar 2013 15:35

Takimet e para informative të QMBN me komunat  në të cilat do të implementohet programi „Aftësimi i grave të prekura nga konflikti “ u mbajtën në 23 dhe 24 janar v.2013. QMBN informoi kryetarin e komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, kryetarin e komunës së Tearcës, Isen Asani, si dhe kryetarin e komunës së Jegunovcit, Toni Koceski dhe bashkëpunëtorët e tyre për qëllimin dhe aktivitetet e programit, si dhe nevojën dhe mundësitë për bashkëpunim me autoritetet komunale. Kryetarët e komunave i njohën përfitimet e programit për gratë e komunave të tyre  dhe shprehën gatishmëri që t’a përkrahin implementimin e aktiviteteve.

IMG 7996

Komunat do të bashkëpunojnë me QMBN në procesin e identifikimit dhe motivimit të familjeve, në veçanti anëtaret femra për pjesëmarrje aktive dhe inkuadrim të vazhdueshëm. Gjatë takimeve u diskutua  edhe qasja për përzgjedhjen dhe identifikimin e grupit të synuar, si dhe oferta dhe kërkesa e fuqisë punëtore në komunat e tyre. U diskutua edhe për tipin dhe temën e kurseve dhe trajnimeve që do të organizohen për gratë në fshatrat e prekura nga konflikti, si dhe mundësitë për punësiminin e tyre në subjektet afariste në komunat e tyre.  U dakorduan për  takimet e para informative për njoftimin e banorëve me qëllimet dhe aktivitetet e programit, të cilat do të mbahen në gjysmën e parë të muajit shkurt.

IMG 7998

Takimet me autoritetet komunale do të mbahen edhe ne katër komunat tjera, të cilat janë në fokus të programit: Likovë, Çair, Saraj si dhe Mavrovë dhe Rostushë. Qëllimi i takimeve është informimi më i mirë reciprok për realizimin e programit dhe planifikim të aktiviteteve vijuese.

„Aftësimi i grave të prekura nga konflikti “, është e financuar nga Bashkimi Evropian në suaza të komponentës së 4-rt të IPA-s, ndërsa do të implementohet në partneritet me Florence Nightingale nga Kumanova, Inicijativa per perspektivë europiane nga Shkupi dhe Rekanski biser nga Mavrova dhe Rostusha. Qëllimi i programit është mbështetja për qasje të grave të prekura nga konflikti në tregun e punës.


Te nderlidhura: