Adresar i komunave në Republikën e Maqedonisë - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Adresar i komunave në Republikën e Maqedonisë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Redaktor përgjegjës: Gramoz Shabani
Viti: 2010 година
PDF:
  adresar-i-komunave-ne-republiken-e-maqedonise.pdf

Адресар на општините во Република МакедонијаQendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) më shumë vite është aktive në zhvillimin e kapaciteteve lokale si në sektorin qytetar, ashtu edhe në vetëqeverisjen lokale. Sot sa shkon e më shumë theksohet nevoja nga shkëmbimi i përvojave dhe aksionit të përbashkët.

Këtij adresari i paraprinin dy botime të mëparshme, në vitin 2002 dhe 2006, të cilët si edhe tani u përgatitën në bashkëpunim me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Me këtë adresar të ri të njësive të vetëqeverisjes lokale dëshirojmë ta përsërisim përvojën paraprake pozitive.

Adresari ka për qëllim përmirësimin e informimit dhe komunikimit të ndërsjellë të NJVL, si dhe informimin dhe komunikimin e NJVL me aktorë të tjerë nga sektori publik, afarist dhe qytetar, si dhe me donatorët e mundshëm.

MCMS dhe BNJVL për herë të dytë arriti të sigurojë të dhëna për të gjitha NJVL, duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Kjo nënkupton përfshirje prej 100% dhe ju mundëson që t’i keni në një vend informatat e rëndësishme për të gjitha 85 NJVL në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë Adresar i prezantojmë të dhënat për të cilat mendonim se do të kontribuojnë drejt përmirësimit të informimit dhe komunikimit. Këto janë të dhëna për kryetarin e komunës dhe Këshillin, si dhe për të dhënat e tyre për kontakt; të dhëna themelore për komunën; të dhëna për strukturën e komunës; buxhetin e komunës; zhvillimi ekonomik lokal ose të dhëna për projektet e realizuara dhe të planifikuara.

Adresari është botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze në formë elektronike dhe mund të merret në internet faqen e MCMS-së www.mcms.org.mk dhe të BNJVL-së www.zels.org.mk

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Bashkëpunimi Linqe